Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Gjashtë viktima, ulet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Gjashtë viktima, ulet numri i rasteve
Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën gjashtë persona nga Covid-19. Ndërkohë që numri i infeksioneve ditore ka ardhur në zbritje. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2789 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 128 raste të reja.

Tirana ka numrin më të lartë të infeksioneve të regjistruara në 24 orët e fundit. Gjithashtu janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH-së, aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 janë të intubuar.

Statistika (25 Prill 2021)

Raste të reja ditore        128

Të shëruar në 24 orë      712

Të shtruar në spitale      149

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2789

Testime totale             626,989

Raste pozitive             130,537

Raste të shëruara       105,728

Raste Aktive                 22,431

Humbje jete                  2,378

Të fundit