Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Vetëm tre humbje jete në 24 orët e fundit, ulet sërish numri i rasteve të reja

Covid-19 në Shqipëri/ Vetëm tre humbje jete në 24 orët
Foto ilustruese

Tre viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vendin tonë. Numri i rasteve të reja ka ardhur sërish duke u ulur. Nga 2886 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 149 raste.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë fituar bejetën me koronavirusin  542 persona. Tirana ka numrin më të lartë të infeksioneve ditore, e ndjekur nga Shkodra, Korça dhe Fieri.

Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 129,456 raste pozitive, 2,340 viktima dhe 101,142 të shëruar.

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore        149

Të shëruar në 24 orë     542

Të shtruar në spitale      174

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                2886

Testime totale            605,208

Raste pozitive             129,456

Raste të shëruara        101,142

Raste Aktive                 25,974

Humbje jete                  2,340

Të fundit