Flash News

E-TJERA

Dalin detaje të reja për sekuestrimin e 300 kg kokainë në Selanik, kush janë dy shqiptarët

Dalin detaje të reja për sekuestrimin e 300 kg kokainë në
Materialet e sekuestruara

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni i madh anti-drogë që u zhvillua mbrëmjen e së premtes në Selanik. DEA amerikane kishte marrë informacion për drogën që kishte mbërritur me kontenier nga Amerika Latine dhe ishte çuar në një banesë në Selanik, e cila ishte marrë me qira përmes platformës Airbnb.

Dy shqiptarët janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takim me dy kroatët, njëri prej të cilëve arriti të arratisej teksa u hodh nga ballkoni. Kroatët ndodheshin në Selanik prej mesit të Janarit, ndërsa shqiptarët nuk dihet se sa kohë kishin në shtetin fqinj.

Të arrestuarit rezultojnë pa precedentë penale. Dy shqiptarët, njëri prej të cilëve me pasaportë greke, janë sipërmarrës në fushën e hotelerisë në ishullin grek të Rodos.

Kokaina e sekuestruar ishte e pastër dhe nëse përzihej, fitimi do të trefishohej duke shkuar deri në 100 milionë euro. Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë sekuestruar:

324 kilogram kokainë e pastër, e ndarë në 260 pako,

5,265 euro dhe valutë të huaj në lidhje me trafikimin e drogës,

5 celularët që ata përdorën për komunikimet e tyre dhe një kompjuter laptop.

Të fundit