Flash News

E-TJERA

Dalin detajet nga krimi në Athinë/ Shqiptari e vrau gruan me një thikë 28 cm, e goditi 2 herë në mitër

Dalin detajet nga krimi në Athinë/ Shqiptari e vrau gruan me një

Kanë dalë detaje të reja nga krimi në familjen shqiptare, i regjistruar mesditën e djeshme në Athinë. 40-vjeçari Florand Shehu vrau me thikë gruan e tij, 31-vjeçe, Anisa Shehu dhe më pas u vetëdorëzua në Polici.

Mediat greke raportojnë se nga raporti mjeko-ligjor rezulton se gruaja ka dy goditje me thikë në pjesën e qafës së mitrës. Goditjet ishin fatale, pasi shqiptari e ka goditur me një thikë 28 cm të gjatë. Nga hetimet rezulton se 31-vjeçarja nuk ka shenja mbrojtjeje në trup nga një përleshjeje dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë vrarë në gjumë.

Mësohet se shqiptarja ishte nënë e një fëmije 11-vjeçar. Fqinjët e çiftit shqiptar kishin bërë disa herë denoncime në Polici, ku e akuzonin 40-vjeçarin për dhunë në familje dhe sjellje abuzive ndaj 31-vjeçares, por dy efektivët ishin "të shurdhët" ndaj thirjeve të tyre.

Pas krimit, Florand Shehu u dorëzua vetë në Polici, ku rrëfeu se e vrau bashkëshorten  për shkak se ishte shumë xheloze për të. Policia shkoi menjëherë në apartamentin e katit të tretë në lagjen Dhafni të Athinës, ku banonte çifti dhe kanë gjetur gruan fatkeqe në shtrat, të mbuluar nga një pellg i madh gjaku.

Dalin detajet nga krimi në Athinë/ Shqiptari e vrau gruan me një

Të fundit