Flash News

E-TJERA

Dalin pamjet/ Momenti i ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, “kumbarit të Shkodrës”

Dalin pamjet/ Momenti i ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, “kumbarit

Dalin pamjet e momentit të ekzekutimit me breshëri plumbash të Bardhok Pllanajt, i njohur si “kumbari i Shkodrës”.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në rrugën e Dobraçit kur një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e ka ndjekur 46-vjeçarin, i cili po lëvizte me makinën e tij “Range Rover”.

Në videon e Ora Neës shihet momenti kur fillimisht drejt makinës së Pllanajt është qëlluar në ecje ndërsa më pas makina e viktimës është përplasur me një biznes në anë të rrugës, ku sërish autorët kanë qëlluar në drejtim të tij.

Më shumë se 100 plumba kanë prekur makinën e viktimës, ndërkohë që Pllanaj ka marrë 30 plumba në trup.

Brenda makinës së autorëve besohet se kanë qenë të paktën tre persona të cilët kanë qëlluar me breshëri arme, të cilat u gjetën të djegura bashkë me mjetin pas vrasjes.

Përplasja mes grupe kriminale në Shkodër dhe prishja e pazareve të drogës, janë pistat kryesore që po hetohen në lidhje me ngjarjen.

 

Të fundit