Flash News

E-TJERA

"Damian, të fala Gurusë", Meta: Rama solli banditin e Astirit për të bërë presion

"Damian, të fala Gurusë", Meta: Rama solli banditin e
Presidenti Ilir Meta

Gjatë vizitës së tij në Vlorë, presidenti Ilir Meta dha një prononcim për gazetarët, ku foli për shpopullimin e vendit dhe u shpreh se “Unë kam vetëm një interes, Vlora e vlonjateve, sepse nuk do të doja që këtu të vija të takoja nga Bangladeshi dhe India".

Ai e akuzoi qeverinë aktuale se ka vrarë shpresën dhe ka nxitur largimin e rinisë, duke sjellë një formë të re të "instalimit dhe të kolonializmit”.

Kreu i Shtetit e quajti "bandit të importuar nga Astiri", kandidatin socialist për Vlorën, Afrim Qendron.

Sipas Metës, ku i fundit ka shkuar në Vlorë për të bërë presion dhe për të blerë vota. "Damian, të fala Gurusë. Vlora e vlonjatëve”, mbylli fjalën presidenti.

Të fundit