Flash News
Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht: Betejën ligjore do e vazhdoj në Strasburg
U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës letër KLP-së: Reagoni për sulmet politike
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
DASH e cilësoi kampion kundër korrupsionit, ILDKPKI e nxori zbuluar Ardian Dvoranin para vettingut: Ka fshehur pasurinë
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.
Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë, ajo e cila ka publikuar deklaratën e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, i cili shpalli Çmimin Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit dhe nderoi 12 individë të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies.
Por, Dvorani është një emër mjaft i komentuar në media, sidomos vitet e fundit, me reformimin e drejtësisë.
Më 25 korrik 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja si anëtare, konfirmoi në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Edhe pse Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, ILDKPKI, në raportin e dërguar në KPK konkludoi se deklarimi i subjektit ka qenë i pasaktë, jo në përputhje me ligjin dhe ka fshehje pasurie; Komisioni arriti në përfundimin se pasaktësitë në deklarimet e gjyqtarit ka qenë të pa qëllimshme.
Ky vendim i procesit të vettingut ngjalli debate, pasi krijoi dyshime serioze për korruptimin e komisionit.
Po ashtu, ai është një nga katër anëtarët e Gjykatës së Lartë që i mbijetoi procesit të vetingut, i cili shkarkoi nga detyra 5 gjyqtarë, ndërkohë që një numër po aq i madh gjyqtarësh dhanë dorëheqjen në prag të fillimit të procesit.
Konfirmimi i tij në detyrë solli akuza ta ndërsjella midis Partisë Demokratike dhe qeverisë. PD e sulmoi procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si të njëanshëm duke e konsideruar rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani si shembull të “standardeve të dyfishta”, ndërsa kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se “vetingu po vepron me pavarësi të plotë”.
Por cilat janë problemet e konstatuara me pasurinë dhe veprimet e Dvoranit, të nxjerra nga raporti i KPK-së dhe i ILDKPI-së, sipas Exit.al.
Apartamenti i dyshimtë
Ardian Dvorani deklaron se në vitin 2001 se ka përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 120 metra katrorë, paguar nga Albetelkom sha, ku ai shërbente si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë, në atë kohë, shtetërore.
Apartamenti është blerë nga Albtelekom, përmes një kontrate sipërmarrje, nga një firmë ndërtimi. Por në kontratën ndërmjet Albtelekom dhe firmës së ndërtimit saktësohet se apartamenti kishte sipërfaqe 93 metra katrorë dhe me vlerë maksimale 34 mijë euro.
Ndërkohë apartamenti i deklaruar nga Dvorani si i marrë nga Albtelkom është 120 metra katrorë. Për më tepër midis Albtelekomit dhe Dvoranit nuk është firmosur asnjë kontratë shitje, ose një kontratë e thjeshtë kalimi. Sipas hipotekës së Tiranës, Dvorani nuk është as pronar i ligjshëm i apartamentit, pasi nuk e ka regjistruar atë në emër të tij.
Justifikimi i Dvoranit është se ai e ka përfituar apartamentin nga skema lehtësuese e strehimit për punonjësit e Albtelekom në periudhën kur ai ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekom. Ai deklaron se në vitin 2004 ka filluar të paguajë këstet e shlyerjes së apartamentit pranë Albtelekom.
Por në vitin 2013, Albtelekom, tashmë i privatizuar, ka vendosur t’ia falë Dvoranit shumën ende të papaguar me vlerë rreth 17 mijë dollarë, nga 34 mijë dollarë vlera totale e apartamentit.
Dvorani nuk jep ndonjë arsye pse Albetelom vendosi t’ja falë. Ai gjithashtu nuk ka arritur të justifikojë se pse ai ka përfituar një apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë, kur kontrata e Albtelekomit me ndërtuesin është bërë për apartament me sipërfaqe 93 metra katrorë.
KPK, në mënyrë skandaloze, justifikoi mospërputhjen e sipërfaqeve me pohimin se ta kanë zbuluar se “ka qenë vullneti i Albtelekomit për t’ja shtuar sipërfaqen e banesës” Dvoranit. Është e paqartë se si KPK ka arritur të zbulojë “vullnetin” e një ndërmarrjeje publike dhe krejtësisht antiligjore që nuk mbështetet në vendime, procedura apo dëshmi dokumentare që vërtetojnë rritjen e siëprfaqes.
Nga ana tjetër, Dvroani nuk ka shpjeguar se si është e mundur që një kompani shtetërore i ka kaluar atij një apartament pa asnjë kontratë apo akt tjetër juridik, sikurse as ai dhe as KPK nuk kanë arritur të sjellin ndonjë informacion se si një kompani shtetërore ka lidhur kontrata me një ndërtues për apartamente për një anëtar të Këshillit Mbikqyrës, pa asnjë procedurë formale prokurorimi.
Po ashtu Dvorani nuk shpjegon as faktin që nuk e ka regjistruar në hipotekë apartamentin.
Por për këto boshllëqe apo gjendje të dyshmitë, KPK nuk ka shprehur ndonjë shqetësim.
Mos deklarimi i rreth 80 mijë euro gjendje në llogari bankare familjare
Në vetë deklarimin për vetingun më 31.01.2017, Dvorani dhe familjarët e tij—bashkëshortja, djali dhe prindërit—nuk kanë deklaruar një shumë prej 9,9 milionë lekë (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare.
Këtë mosdeklarim ai e ka justifikuar se kishte harruar të dorëzonte fletët e deklaratave. Por, edhe pasi ai i dorëzoi fletët e munguara, informacioni i përfshirë në to përmbante vetëm gjendjen e fundit të llogarive dhe jo gjithë ecurinë e llogarive që nga momenti i krijimit, sikurse kërkohet ligjërisht, pra deklarimin e shtesave ose pakësimeve të gjendjes së llogarive në çdo vit përkatës të periudhës së mbuluar.
KPK shkruan, sërish në mënyrë qesharake, se subjekti nuk ka pasur “asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”. Në vendim, KPK nuk mban asnjë qëndrim lidhur me faktin se Dvorani ka raportuar vetëm shumën totale të parave, pa raportuar asnjë shtesë apo pakësim.
KPK nuk e ka quajtur shkelje këtë deklarim të cunguar edhe pse të paktën në një rast tjetër (shiko më poshtë) ajo e ka quajtur shkelje që ka kontribuar në moskualifikimin e një subjekti tjetër.
Qendrimi në detyrë përtej mandatit kushtetues
Ardjan Dvorani u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në 17 shkurt 2005 për një mandat 9 vjeçar. Mandati i tij përfundoi më datë 17 shkurt 2014, por edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet nga kjo kohë, Dvorani vijon të ushtrojë detyrën dhe të japë gjykime, me justifikimin se ai ka të drejtë të qëndrojë deri sa të emërohet pasuesi i tij.
Në vitin 2016, 35 deputetë të Kuvendit i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shprehej mbi përfundimin e mandatit të Dvoranit. Në qershor 2016, Gjykata Kushtetuese, me vendimin 55, e shpalli antikushtetues atë pikë të ligjit që lejonte qëndrimin në detyrë pas mbarimit të mandatit të një anëtari të Gjykatës së Lartë derisa ai të zëvendësohej.
Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyri në fuqi më 12 gusht, kur ai u botua në Fletoren Zyrtare, dy ditë pas pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kushtetutës, të cilat e kishin hequr farë nenin e vazhdimit të mandatit deri në zevendësim, por që nga ana tjetër në dispozitat tranzitore lejonin qëndrimin në detyrë të anëtarëve ekzistues të Gjykatës së Lartë deri në zëvendësimin e tyre.
Edhe pse rasti i tij ishte i pastër—ndryshimet kushtetuese e gjetën Dvoranin në detyrë për shkak të justifikimit të tij me një interpretim ligjor që gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë—Dvorani ka vazhduar të qëndrojë në detyrë, duke vendosur kështu një precedent botëror, duke shërbyer mbi katër vjet pas mbarimit të mandatit.
KPK, edhe pse duhet të vlerësonte integritetin profesional të Dvoranit, e injoroi krejtësisht mbajtjen antikushtetuese nga Dvorani të postit të anëtarit të Gjykatës së Lartë.
I gjithë ky qendrim i KPK-së bie në kontrast të plotë me qëndrimin e saj në një rast tjetër, atë të prokurorit të apelit të Tiranës Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga KPK disa javë para rikonfirmimit të Dvoranit.
Parregullsitë e mëposhtme, me të cilat u argumentua shkarkimi i Trenovës duken asgjë para parregullsive që KPK i quajti të pranueshme në rastin e Dvoranit:
1. “Pasurinë e vetme që zotëronte, një shtëpi banimi, me vlerë 20 mijë euro, burimi i financimit kredi e marrë në bankën Alpha Bank, e kishte kaluar në emër të prindërve për të marrë këta të fundit një kredi” duke e përdorur shtëpinë si kolateral. Kalimi i apartamentit tek prindërit ishte bërë me kontratë të rregullt dhurimi përpara noteres. Por ky veprim është konsideruar nga KPK si kontratë fiktive dhe e paregullt.
2. Gjithashtu, Trenova nuk ka arritur të justifikonte me fatura shpenzimet në shumën prej 800 mijë lekë kursime të ligjshme gjatë ceremonisë së tij të martesës në vitin 2007.
3. KPK ka quajtur shkelje pagesën e një bilete udhëtimi në Milano me vlerë 300 euro, e cila ndonëse është paguar nga institucioni i tij nuk është konsideruar si udhëtim pune.
Është e vështirë të besosh se një standard i tillë i dyfishtë është i rastësishëm dhe jo i paracaktuar për të favorizuar dikë dhe për të djegur dikë tjetër. Cilido qoftë motivimi është e qartë se ai përbën korruptim të paanshmërisë dhe ndershmërisë së procesit të vetingut.
Të fundit

Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08