Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga përplasjet për Kushtetuesen te përfundimi i mandatit/ DASH vlerëson Dvoranin, "armikun" e Metës

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot ish-kreun e KED-së dhe anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.
Ky vlerësim për Dvoranin, duket se lidhet drejtpërdrejt me reformën në sistemin e drejtësisë, me ndryshime kushtetuese të cilat u miratuan në Kuvend më 21 Korrik 2016, ku spikaste ligji për ri-vlerësimin e përkohshem të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ose siç njihet ndryshe si procesi i "vettingut". Reforma në Drejtësi konsiderohet si një investim i ndërkombëtarëve në vendin tonë.
"Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të shëndosha në përputhje me angazhimet ndërkombëtare antikorrupsion; zhvillimin e institucioneve transparente, të përgjegjshme; dhe fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë." - thuhej në deklaratën e sekretarit amerikan Antony J.Blinken.
Por, i vlerësuari i sotëm nga DASH, Ardian Dvorani, dikur konsiderohej si pengues i kësaj reforme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ata patën një përplasje, pas interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti pretendonte se kreu i KED-it kishte shkelur Kushtetutën duke mos respektuar radhën e emërimeve, ndërsa Dvorani dhe shumica parlamentare mendonin se Presidenti kishte shkelur Kushtetutën duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjykatëse edhe pse kishte humbur afatin 30 ditor të përcaktuar në ligj.
Meta pretendonte se arsyeja kryesore e mosngritjes së Gjykatës Kushtetuese, ishte bllokimi i funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për dy vite me qëllim që në krye të saj të vinte Ardian Dvorani.
Presidenti i Republikës ngriti një padi penale ndaj ish-kreut të KED-së, Ardian Dvorani dhe kallëzimin e çoi në tre prokurori njëherësh, në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe atë të Tiranës. Dvorani akuzohej nga kreu i shteit për “shpërdorim të detyrës” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” në lidhje me procedurat e ndjekura për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Në atë kohë, Meta publikonte dhe spote në rrjetet sociale, ku pretendonte se Dvorani po përdorej për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe e konsideronte atë si një "ushtar të verbër të partisë". Madje, kreu i shteti nuk nguroi të sulmonte as diplomatët e huaj në vendin tonë, më së shumti ish-ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
“Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus. Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension. Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës." - ishte një ndër deklarat e presidentit në atë kohë.
Çështja e përplasjeve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shkoi deri në Komisionin e Venecias dhe sipas kësaj të fundit, nuk kishtë kryer shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit Meta.
“Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”, thuhej në opninioni e Komisionit të Venecias.
Përplasjet Meta-Dvorani nuk u ndalën vetëm kaq. Kreu i shteit iu drejtua iu drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me një kërkesë lidhur me mandatin e Ardian Dvoranit, ku pretendonte se këtij të fundit i kishte përfunduar mandati prej 6 vjetësh.
Edhe kjo betejë u fitua nga kreu i shtetit, pasi KLGJ i ndërpreu mandatin Dvoranit me 6 vota pro dhe 3 kundër. Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS dhe OPDAT, refuzuan të jepnin opinion lidhur me këtë çështje, pasi sipas tyre kjo ishte përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Çështja tjetër që vlen të përmendet te Ardian Dvorani, është dhe ajo sesi ai kaloi procesin e vettingut. Ai shkaktoi debat për mosdeklarimin e rreth 100 milionë lekëve të vjetra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e arsyetoi se nuk mund të konsiderohej fshehje pasurie mosdeklarimi i atyre llogarive bankare, pasi sipas KPK-së, gjyqtari i kishte deklaruar më parë llogaritë, të cilat justifikohen me të ardhura të ligjshme. Pas kësaj ngjarjeje, forca kryesore opozitare në vend, Partia Demokratike, akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për standard të dyfishtë.
Gjithsesi, administrata Biden duket se nuk i ka marrë në konsideratë çështjet e mësipërme për të vlerësuar "armikun" e Metës.
Presidenca ende nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këtë vlerësim, por zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, në një përgjigje kundër kryeministrit Rama shkroi: "O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!", ku duket se ka një sulm të drejtpërdrejtë dhe ndaj diplomatëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38