Flash News

E-TJERA

DASH: Çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Washington

DASH: Çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur detaje mbi takimin e Brendan Hanrahan, zyrtari i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK, Altin Dumani dy ditë më parë në SHBA.

Top Channel shkruan se një zyrtar i DASH informoi se ata kanë diskutuar për fusha të bashkëpunimi me përfitim të ndërsjellë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”.

 Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Të fundit