Flash News

E-TJERA

Databaza me të dhënat e votuesve, Andi Bushati jashtë Prokurorisë: Nuk i dorëzuam provat në SPAK, rrezikon burimi!

Databaza me të dhënat e votuesve, Andi Bushati jashtë

Pas dëshmisë së tij dhënë nga Prokurorinë e Posaçme, drejtuesi i Lapsi.al Andi Bushati ka deklaruar para medias se nuk e ka dorëzuar në SPAK databazën me të dhënat e votuesve (që dyshohet se është marrë nga PS), pasi nuk do të nxjerrë burimin.  

“Ata kërkuan të dorëzojmë provat por ne nuk pranuam sepse kjo qe kontrata jonë me burimin tonë. Rrezikon burimi. Evetmja gjë që ka ndërmarrë prokuroria është se ka një urdhër për mosshkatërrimin e provës”, u shpreh Bushati.

Ai shtoi se nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën e SPAK. “Nga SPAK presim zgjidhjen e çështjeve të mëdha. Kjo çështje do të kishte kuptim nëse do të ishte çështje e nivelit zgjedhor”, tha Bushati.

Gazetari tha se kolegu i tij Armand Shkullaku ndërkohë është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria, ndërsa nuk u duk besimplotë që Prokuroria do ta çojë deri në fund këtë çështje.

Të fundit