Flash News

E-TJERA

Debat në KAS/ Rusmali kërkon emrat e komisionerëve që kanë bërë shkelje, Braho: S'jemi as prokurori dhe as gjykatë

Debat në KAS/ Rusmali kërkon emrat e komisionerëve që
Mbledhja e KAS-it

Në mbledhjen e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku sot po shqyrtohen ankimimet për rezultatin zgjedhor të qarkut të Gjirokastrës nuk kanë munguar debatet. Anëtarët Ilir Rusmali dhe Ledio Braho kanë replikuar me njëri tjetrin.

Kjo pasi nënkryetarja e KAS-it, Lealba Pelinku tha se administrata zgjedhore ka vendosur më shumë se një herë gishtin në pajisjen PEI për të ndihmuar qytetarët. Ajo shtoi se kjo duhet hetuar nga Prokuroria.

Anëtari Ilir Rusmali ka kërkuar të dijë, nëse janë identifikuar se cilët janë dhe çfarë funksioni kanë personat e administratës zgjedhore, që e kanë bërë këtë veprim. Ai shtoi se kjo është shkelje e rëndë, për të cilën duhet të mbahet përgjegjësi.

Në këtë moment ka ndërhyrë anëtari tjetër Ledio Braho, i cili është shprehur se KAS-i nuk është institucion drejtësie, duke shtuar se shkeljet duhet të hetohen nga Prokuroria. Rusmali i ka cilësuar të dhënat kontradiktore, ndërsa i ka mëshuar faktit të identifikimit të personave që janë pjesë e administratës zgjedhore dhe kanë bërë shkelje.

Ledio Braho: Po e bën si hetuesia e dikurshme, mbetet vetëm ajo drita e kuqe të ndizet e të fiket.

Ilir Rusmali: Çi ke këto fantazi, komisionerët janë për burg. Nëse jeni përpara një shkelje individuale vlera e saj në raport me kërkesën për pavlefshmëri është ajo e shkeljes individuale.

Ledio Braho: S'jemi as prokurori, as gjykatë të vlerësojmë anën subjektive të komisionerëve. Se po bëni poezi këtu. Se dimë nga çfarë premisash është nisur ai komisioner për të votuar në qendra votimi. Këtë se paraqet dot asnjëherë. Ndaj pyesni prokurorinë.

Ilir Rusmali: Ne mund ta themi që se provojmë por s'mund ta fshehim nën rrogozë. Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identiteti. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre?

Lealba Peliku: Është administratë zgjedhore…

Ilir Rusmali: Cila ka qenë detyra e tyre?

Lealba Peliku: Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë komisioner apo operator.

Ilir Rusmali: Nuk e keni checkuar? Dhe nuk keni ndërmend ta bëni?

Lealba Peliku: Kjo mund të kryhet

Ilir Rusmali: Po a ishte përfundimtar hetimi, apo do ta çelëni përsëri? Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Të mbaroj unë. Unë mora leje për të bërë pyetje. Ne kërkuan thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën. Nëse nuk e vlerësojmë nuk japim dot vendime. Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare. Ledio Braho: Komisioneri është identifikuar, nuk ke vetëm komisionerë ke edhe një tjetër.

Lealba Peliku: Unë përgjigjem për fazën e parë, kjo do të jetë objekt i një hetimi të mëpasshëm. Përfundimtare janë të dhënat që ka gjeneruar procesi i të dhënave.

Ilir Rusmali: Në dokument flitet për dyshime, sot folët për përputheje. Janë informacione kontradiktore.

Ledio Braho: Po e sqaroi pra. Luajmë teatër.

Ilir Rusmali: A ka mundësi se jam duke punuar për ju, jo për veten time. Zoti Braho të jep të drejtën të menaxhosh debatin por jo të kondicionosh bindjen time. Po arrij të përpiqem e të kuptoj.

Të fundit