Flash News

E-TJERA

Debat në Komisionin e Ligjeve/ Bejtja: Ke vrarë një njeri në Elbasan, Bardhi: Ik more hajdut, dil jashtë!

Debat në Komisionin e Ligjeve/ Bejtja: Ke vrarë një njeri në

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe zv. ministri i Energjetikës Ilir Bejtja janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve.

Zv.ministri Bejtja ka hedhur akuza mbi Bardhin duke i thënë se “ka vrarë një njeri në Elbasan”, duke ia drejtuar në mënyrë indirekte akuzën për vrasjen e aktivistit të socialistëve Pjerin Xhuvani.

Nga ana tjetër Bardhi ka replikuar duke iu drejtuar “Ik more hajdut, dil përjashta”.

Kujtojmë se dje deputeti Petro Koçi lëshoi po të njëjtën akuzë mbi deputetët e opozitës teksa iu tha se ata ndihmuan maxhorancën të fitonte mandatin e tretë. “Ju organizuat bandën që tmerruan me një vrasje në Elbasan, ishit ju që bashkë me presidentit dekretuat shtyrjen e zgjedhjet lokale, që dogjët kutitë e votimit në Shkodër”.

 

Të fundit