Flash News

E-TJERA

Debati për logon/ 25 ditë para zgjedhjeve PD i kërkon Astrit Patozit që ta ndryshojë, BD: E konsideroj të mbyllur

Debati për logon/ 25 ditë para zgjedhjeve PD i kërkon Astrit
Ivi Kaso dhe Fabian Topollaj

25 ditë para zgjedhjeve, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ngriti shqetësimin e ngjashmërisë së logos së PD me Bindjen Demokratike të Astrit Patozi.

Kaso tha se ngjashmëria e logos së PD dhe BD krijon konfuzion te votuesit. Gjatë mbledhjes së KQZ-së ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj.

Ky i fundit tha se ndryshimi është bërë dhe se BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.

“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj.

Të fundit