Flash News

E-TJERA

Debatet për fletën e votimit, Celibashi: S’e prisja të kishte kaq kundërshti mes palëve

Debatet për fletën e votimit, Celibashi: S’e prisja të

Kreu i KQZ-së deklaron se nuk e priste që fleta e votimit të kishte kaq shumë kundërshtime.

Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se çdo ditë e humbur ndikon në procesin në tërësi, ndaj shpreson që KAS të vendosë sot për ankimimin e palëve.

Çdo ditë që ne humbasim në lidhje me atë se si do të jetë forma dhe vetëpërmbajtja e fletës së votimit natyrshëm që ndikon në proces në tërësi sepse do duhet që votuesit shqiptarë të kenë dijeni se si do jetë fleta e votimit. Nuk e kam pritur që do kishte kaq kundërshti mes palëve për përmbajtjen e fletës së votimit.

Jemi në këtë situatë dhe të shpresojmë që palët do ta kuptojnë se më e rëndësishme është koha në këtë moment se sa si do jetë e organizuar fleta e votimit.
Shpresoj dhe do dëshiroja një konsensus mbi vendimmarrjen e KAS-it, përndryshe do humbasim dhe disa ditë të tjera. Nëse do ankimohet në Kolegj vendimi i KAS, gjej rastin që t’i bëj thirrje anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që pa cenuar pavarësinë e tyre në këtë çështja ta shqyrtojnë sa më parë”, deklaroi Celibashi.

 

Të fundit