Flash News

E-TJERA

Debati për modelin e fletës së votimit, Patozi: Mos i merrni kaq seriozisht, dinë të përqafohen dhe puthen

Debati për modelin e fletës së votimit, Patozi: Mos i merrni kaq
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

25 ditë para zgjedhjeve, ende nuk është vendosur modeli i fletës së votimit, pasi palët nuk kanë rënë dakord. Referuar kësaj, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se zgjedhjet sjellin gjithmonë mosdakordësi mes palëve.

Sipas tij, nëse debatin lihet të shkojë deri në fund mund të përfundojë më 26 prill. Ai thotë se partitë e tjera që garojnë janë të detyruara të presin konsensusin mes PS dhe PD.

"Nuk ka asgjë në këtë tokë, për të cilën ata mund të merren vesh, sa herë ka zgjedhje në këtë vend. Tani po zihen për fletën e votimit dhe po t’i lësh ta çojnë deri në fund, mund ta miratojnë atë më 26 prill. Ndërkohë, gjithë të tjerët, që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të presin konsensusin e tyre, i cili mund të mos vijë kurrë", shkruan Patozi në Facebook.

Ky i fundit thotë se raporti i tyre nuk është gjithmonë kaq "i egër", ndërsa shkruan se "kanë ditur edhe të përqafohen apo të puthen me njëri-tjetrin, kur duan që t’ia ngulin thikën në zemër Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar kënetën politike të pushtetit të tyre".

Të fundit