Flash News

E-TJERA

Debati Rama-Basha revolton Vasilin: Boll me tangot politike!

Debati Rama-Basha revolton Vasilin: Boll me tangot politike!

Debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, kanë ngjallur reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Vasili i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës të ndërpresë interpelancën dhe të hapin debat për të diskutuar lidhur me çështjet e rendit të ditës. Vasili i ka bërë thirrje të ndalojnë diskutimin e t’i japin fund ‘tangos politikes’ mes të dyve, për t’iu rikthyer zbatimit të rregullores.

“Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Deklaruat që interpelanca mbyllet. Kjo rregullore nuk parashikon, përveç dy njerëzve ai që bën interpelancë dhe ai që kërkon, dhe aty interpelanca mbyllet. Së paku, bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar kryeministri, që thotë e marr fjalën sa herë dua. Këtë detyrë o bëjeni, ose thoni që kjo është një anarshi. Ku ta bëjmë Kuvendin, në shkallët e Kuvendit? Se kjo ka mbetur. Mos të bëhet këtu rrumpallë parlamentare, pa rregull e asgjë.

Së paku të zbatojmë rregullat, pasi mbi to nuk del asnjë në këtë sallë. Nëse doni griseni publikisht dhe thoni që kjo është salla e kryeministrit. Ju bëj thirrje ta ndalni këtu këtë çështje. Interpelanca konsiderohet e mbyllur. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, lëreni rrumpallën, kthejuni rendit të ditës," tha Vasili.

Të fundit