Flash News

E-TJERA

Durrësi ‘përplas’ Xhaferrajn-Ahmetajn-Ramën/ Demokrati: I keni larë duart, Rama: Jo dokrra prej të dehuri

Durrësi ‘përplas’ Xhaferrajn-Ahmetajn-Ramën/

Seanca e sotme plenare nisi me debatet mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Alfred Rushaj dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla pas kerkesës së opozitës për të ndryshuar rendin e ditës në Kuvend.

Deputeti demokrat i Durrësit Ferdinand Xhaferraj kërkoi interpelancë me zvëndëskryeministrin dhe njëherazi ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetajn,për t’i kërkuar llogari pë r fondin e rindërtimit prej 4 miliardë lekësh në kuadër të rikonstruksionit të dy rrugëve në qytetin e Durrësit.

“Kërkesa për interpelancë dhe objekti im ka qenë që të zgjidhet problemi dhe duke qenë se zëvendëskryeministri i ka “larë duart” kam dashur që të jetë edhe ministrja e Infrastrukturës. Me vendimin e 30 qershorit të 2021 ka vendosur të përdorë një fond për rindërtimin 4 mld lekë për rikonstruktimin e dy rrugëve në Durrës, që shërbejnë si kryesore, jo vetëm të asaj zone por të gjithë qytetit. Një muaj më pas Këshilli i Ministrave vendosi ta shfuqizonte fondin. Si do të zgjidhet ky problem për ata banorë?,” deklaroi Xhaferraj.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj sqaroi se vendimi për dy rrugët nuk është anuluar dhe as financimi për to nuk është hequr, ndërsa procedurat për kontratën e punimeve pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

"Arsyeja e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët që janë kyçe për të lidhur zonën e Spitallës me qytetin. Rrugët "Miqësia" dhe "Azem Hajdari" do të ndërtohen dhe rikonstruktohen nga njësia zbatues e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me financimin, ku është alokuar nga buxheti i shtetit. Për pak ditë do të lidhet kontratat e punimeve për rrugën Miqësia dhe deri në fund të nëntorit për rrugën Azem Hajdari. Fondi i alokuar është 1.2 mld të dyja. Të dyja rrugët janë brenda fondit ët rindërtimit të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjera përfundon në fund të dhjetorit. Ju jeni ngatërruar pasi ne kemi përfshirë dhe rrugët në planin e detyruar vendor dhe nuk kemi hequr financimin,” tha Ahmetaj.

Në interpelancën mes Xhaferrajt dhe Ahmetajt, ndërhyri edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Rama iu përgjigj deputetit demokrat lidhur me çështjen e tërmetit të 26 Nëntorit.

Kryeministri siguroi Xhferrajn se familjet e prekura nga tërmeti do të strehohen në banesa deri në 26 Nëntor, teksa ftoi deputetin të jetë prezent në momentin e dorëzimit të çelësave të banesave.

“Kanë qenë muaj të tërë kur kantierët janë bllokuar dhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt. Mbi çfarë baze i ngrini të gjithë këto akuza dhe flisni për babëzi dhe makutëri. Shkollat kanë standarde dhe kritere. Preventiva.

Shkollat janë të zhvilluara si proces ndërtimi me gara. Garat kanë dosje. Mbi gjithë këto fakte mund të bëhen hulumtime dhe mund të nxirren konkluzione profesionale dhe jo si mjek popullor apo si akrobat popullor cirku. Është e shëmtuar që kjo të përbaltet në këtë farë feje pa asnjë lloj fakti. Shkollat janë aty. Kontrasti është i njëjtë si kontrasti mes të sotmes dhe mesjetës kur vjen puna tek të gjitha standardet. Ne nuk matemi ju sepse nuk mund të matet cilësia e diellit me errësirën. Me shumë vëmendje do ta mirëprisnim çdo lloj fakti dhe argumenti. Jo dokrra dhe të shara prej të dehuri në klub. Godinat e prishura kanë historikun e tyre të vlerësuar nga organet kompetente dhe nuk ka pasur fare nevojë aty për të mbajtur gërmadhat me muaj dhe vite. Juve sytë ju janë imunizuar nga plehrat, shëmtia dhe deformimi. Ndryshe nuk do ishit krenarë pa kthim për masakrën urbane që keni promovuar si mrekulli të tetë të botës.

Në kohën kur ju qeverisnit duhet të dilje me duart në hunë dhe në sy për të mos parë dhe për të mos marrë erë. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë. Kemi një konflikt estetik në atë që është edhe dallimi i madh mes civilizimesh. Numri i familjeve që sot kanë shtëpi është i madh dhe do të rritet në javën e fundit. Ju ftoj ju zoti Xhaferri të na bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive deri në datën 26 nëntor ku ju do shikoni me sytë tuaja se si në Ishëm dhe jo shumë larg Durrësit ku është edhe Thumana, Laçi, Bubqi. Mund të vini me ne edhe në Lezhë. Tiranën ja ku e keni shkojmë bashkë edhe te 5 Maj këtu afër. Ka shumë gjëra për të cilat mund të ngrini pretendime por kësaj të tërmetit duhet t’i rrini larg. Është një ndër ndërmarrjet më të mëdha që do mbetet në histori. Në Itali njerëzit janë akoma në rulota pas 12 vitesh pas tërmeteve. Ndërkohë që këtu, nuk kemi luksin t’i lëmë njerëzit të presin, të gjithë do marrin atë që i takon”, tha Rama. 

Të fundit