Flash News

E-TJERA

Debreshi kërkon rrëzimin e pragut 1% nga Gjykata Kushtetuese: Nuk gëzojmë të drejta të barabarta me partitë

Debreshi kërkon rrëzimin e pragut 1% nga Gjykata Kushtetuese: Nuk
Elton Debreshi

Kandidati i pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshi ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrezimin e pragut kombëtar 1%. Vitin e kaluar Kuvendi vendosi që të ulë pragun e hyrjes në parlament për partitë e vogla nga 3% në 1%. 

Sipas Debreshit, ky prag diskriminon kandidatët e pavarur, të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për t'u zgjedhur deputet në një qark. Ai thotë se po veprohet me dy standarde, pasi nga njëra anë kandidatët e pavarur duhet të plotësojnë kushtin 1% si partitë, por nga ana tjetër kanë më pak të drejta.

Debreshi evidenton një prej tyre, që është kandidimi vetëm në një qark dhe jo në katër zona zgjedhore, siç ndodh me kryetarët e partive.

Ai thekson se kërkesa që është dorëzuar në Gykatën Kushtetuese nuk është për të apo për zgjedhjet e prillit, por "për të mbrojtur të demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha".

Të fundit