Flash News

E-TJERA

Defekt me bombolën e gazit, zjarr në një banesë në Tiranë

Defekt me bombolën e gazit, zjarr në një banesë në

Një banesë private në lagjen “Misto Mame” në Tiranë është përfshirë nga zjarri.

Shkak dyshohet një defekt me bombolën e gazit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për fikjen e zjarrit.

Nuk raportohet të ketë të lënduar.

“Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit