Flash News

E-TJERA

"Defender21", Yuri Kim pret ushtarët amerikanë: Përgatitemi për stërvitjen më të madhe ushtarake shumëpalëshe

"Defender21", Yuri Kim pret ushtarët amerikanë:

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka mirëpritrur ditën e sotme në Tiranë ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey.

Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Diplomatja amerikane ka reaguar me anë të një postimi në Twitter ku shkruan se po përgatitemi për stërvitjen më të madhe ushtarake shumëpalëshe të udhëhequr nga SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor.

"Krenar për të mirëpritur ushtarët ndërsa përgatitemi për stërvitjen më të madhe ushtarake shumëpalëshe të udhëhequr nga SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor. # Defender21 do të provojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t'u vendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar." shkruan Kim.

Të fundit