Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Berishës: McGonigal mund të ketë ndihmuar Altin Troplinin që të kalojë vetingun

Deklarata e fortë e Berishës: McGonigal mund të ketë

Nga selia blu, kreu i PD Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë kur tha e Altin Dumani mund të jetë ndihmuar nga ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal, për të kaluar vettingun.

Berisha paralajmëroi se do të ketë detaje të reja që pritet të zbardhen nga dosja ‘McGonigal’.

“Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale. Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij.

E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani.

Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha.

A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi.

Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?

Edhe kjo kërkon përgjigje.

Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi.

Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër”, deklaroi Berisha.

Të fundit