Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e vajzës së gjyqtares Hoxha: Mamaja ka qenë e detyruar të lirojë kriminelët

Deklarata e fortë e vajzës së gjyqtares Hoxha: Mamaja ka
Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha e arrestuar dy ditë më parë bashkë me avokatin Aldo Tabakun dhe 8 të tjerë me urdhër të SPAK, ka bërë një deklaratë të fortë para nisjes së seancës gjyqësore ku ata do të njihen me akuzat dhe masat e sigurisë.

Në një prononcim për mediat, e bija e Hoxhës është shprehur se mamaja e saj ka qenë e detyruar të lirojë kriminelët.

Kemi 16 vjet në Krujë dhe mamaja ime nuk ka asnjë shtëpi apo makinë, ajo gjithmonë ka punuar me përgjegjshmëri dhe pastërti. Mamaja ime është shumë e ndershme dhe e pastër. Ajo ka pasur një arsye shumë të fortë për të liruar atë. Ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët, nuk e di nga kush. Nuk më ka shprehur shqetësime, por kam bërë lidhjen e ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar”, ka deklaruar vajza e gjyqtares për mediat.

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, është arrestuar nga urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit gjatë paradites së kësaj të enjteje, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kësaj gjykate të akuzuar për korrupsion.

Hoxha akuzohet se kishte marrë para për të liruar një të dënuar për vrasje. Gjatë kësaj kohe ajo mbahej nën vëzhgim për shkak të disa vendimeve të dyshimta që ka dhënë më herët, duke liruar nga qelitë persona të njohur të botës së krimit.

Sipas informacioneve, gjyqtarja Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj do të lironin nga burgu Sajmir Petanin, i ekstraduar nga Italia dhe i dënuar me 25 vite burgim për vrasje.

SPAK ka siguruar prova se gjyqtarja Hoxha kishte marrë para shuma të konsiderueshme parash së bashku me avokatin Aldo Tabaku, edhe ky i arrestuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka liruar nga burg ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, i dha lirinë Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari; Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit denim, si dhe kishe liruar Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat më 12 Qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Të fundit