Flash News

E-TJERA

Deklarata e Nanos për dekonspirimin e operacioneve, Kraja: Diçka nuk shkoi mirë

Deklarata e Nanos për dekonspirimin e operacioneve, Kraja: Diçka nuk

Drejtuesi i Posaçëm i Prokurorisë Anti-korrupsion, Arben Kraja ka komentuar deklaratën nga ish drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano përpara shkarkimit, i cili tha se operacionet e policisë janë dekonspiruar.

Në një intervistë për RTSH, Kraja u shpreh i bindur se nga SPAK nuk ka pasur asnjë rrjedhje. Sipas tij, për sa kohë lëshohen urdhër-arreste dhe ka ende persona në arrati, kjo tregon se diçka nuk shkon.

Kemi pasur në hetim dhe grupet e strukturuara kriminale me numër të jashtëzakonshëm aktivitetesh, 35 masa arresti që nuk u realizuan të gjithë. Diçka nuk shkoi mirë pasi arrestimet nuk u kryen të gjitha. Kjo duhet të jetë analizë e policisë jo SPAK. E them me siguri se nga SPAK nuk ka pasur asnjë rrjedhje.

Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka problematikë sa kohë ka persona në arrati. Byroja kombëtare nënë varësi të SPAK. Prokurorët e hetuesit punojnë në grup”, tha ai.

 

Të fundit