Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Berishës, reagon ambasada: Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar, do përdorim të gjitha instrumentet përballë korrupsionit

Deklaratat e Berishës, reagon ambasada: Qëndrimi ynë mbetet i

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ambasada thotë se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar dhe është i qartë se lufta kundër  korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në reagimin e saj për "News 24", ambasada shton se do të përdorë çdo instrument që ka në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

“Midis urdërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha ambasada e SHBA.

Ish-kryeministri e ka cilësuar shpalljen "non grata" një hakmarrje nga Rama dhe miliarderit George Soros. Sa i përket deklaratave të ambasadores, Berisha tha po mundohet që shqiptarët të mos hanë bar. Ai tha se rruga e vetme për t'i mbrojtur shqiptarët është transprenca dhe se do ta vazhdojë misionin e tij.

"Ambasadorja Kim është unike në botë. Diktati dhe bari janë binom i paparë. Shqiptarët e dinë mirë që në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i kishin deleguar Hoxhës kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bari por transparencë. Unë nuk mbrohem nga imuniteti, sovraniteti apo Kushtetuta por unë nuk pranoj që në diktat t'i shkel ato. Dhe rruga e vetme për t'i mbrojtur ato është transparenca. Nuk ka forcë në botë, përveç Zotit që më pengon mua pa e ushtruar misionin tim të dhënë nga zgjedhësit shqiptarë. Mesa di unë kreu i PD kia kërkuar të njëjtën gjë, transparencë", tha Berisha.

Të fundit