Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Metës dhe  Kryemadhit për fëmijët e tyre, ironizon Shabani: Si do pyesin për tanët?

Deklaratat e Metës dhe  Kryemadhit për fëmijët e tyre,

Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për të dëshmuar se në politikë janë për interesat e Shqipërisë, të fëmijëve të qytetarëve, janë betuar në fëmijët e tyre.

Muaj më parë Kryemadhi që shprehur publikisht, “Mu bëfshin helm për fëmijët nëse kam vjedhur qoftë edhe 1 lek”, ndërsa Meta para pak ditësh tha “Fëmijët e mi të shuhen si Adem Jashari. Nuk pyes për ta”, duke vënë theksin tek interesi kombëtar.

Për këto deklarata të bërë nga Presidenti dhe kryetarja e LSI-së, ka reaguar Endri Shabani, kandidat për deputet nga Nisma Thurje.

“Këta nuk pyesin për fëmijet e vet, dhe ti mendon se do mendojnë për fëmijët e tu?!”, shkruan Endri Shabani në Facebook.

Reagimi i Shabanit:

Monika: Mu bëfshin helm për fëmijët nëse kam vjedhur qoftë edhe 1 lek.

Iliri: Fëmijët e mi të shuhen si Adem Jashari. Nuk pyes për ta.

Këta nuk pyesin për fëmijet e vet, dhe ti mendon se do mendojnë për fëmijët e tu!

Të fundit