Flash News

E-TJERA

Dekorata e Ramës për Merkel, Nazarko: Gjermanët shmangën Metën, nuk deshën t’i japin vizibilitet

Dekorata e Ramës për Merkel, Nazarko: Gjermanët shmangën

Kryeministri Edi Rama i dhuroi kancelares Angela Merkel medaljen “Ylli i Mirënjohjes” gjatë vizitës disa orëshe që zhvilloi sot në Tiranë.

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në ABC thotë se dekorata mund të ishte Presidenciale, por thekson se gjermanët nuk kanë dashur që t’i japin vizibilitet Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo dekorata mund të ishte presidenciale, por ishte kryeministrore. Në fakt nuk është as e parashikuar në atë sistemin ligjor të Shqipërisë. Por gjithsesi ishte një nderim që i takonte, por duket se edhe vetë gjermanët nuk kanë dashur që të përfshihen, t’i japin vizibilitet Presidentit” tha analisti.

 

Të fundit