Flash News

E-TJERA

Dekorimi i Mehdi Bushatit/ Agron Tufa: Është turp, po përdhoset kujtimi për viktimat dhe martirët

Dekorimi i Mehdi Bushatit/ Agron Tufa: Është turp, po përdhoset
Agron Tufa

Ish-drejtori i Institutit të Studimit të Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar për dekorimin e Mehdi Bushatit si “Kalorës i Flamurit” nga presidenti Ilir Meta.

Tufa shkruan në Facebook, se tashmë është turp të të dekorojë presidenca, duke theksuar se ka humbur çdo llojë kuptimi.

Duke e quajtur Bushatin si një prej autorëve të krimeve të kryera gjatë komunizmit, Tufa thotë se dekorimi i 'kriminelëve" përdhos kujtimin për viktimat dhe martirët.

Ai tregon edhe një rrëfim të një prej të burgosurëve politikë.

"Ish-i burgosuri i ndjerë Bashkim Fishta tregonte se si një muaj pas arratisjes e ktheu UDB-ja në Qafë-Thanë. Pas rrahjes së oficerëve në vend, pa u futur në makinë, ai tregon se rrahjen më lënduese ma ka bërë idhulli im, futbollisti i ekipit tim të zemrës “Dinamo”, tashmë hetues. Nuk kishte gjë më të shëmtuar, më fyese e më lënduese se kur të rrihte idhulli yt. Që në torturën e parë më theu dy brinjë”, shkruan Tufa.

Më herët, ishin ish-të përndjekurit politik që kundërshtuan dekorimin e Mehdi Bushatit. Sipas tyre, Bushati është një prej xhelatëve me famëkeq të Sigurimit të Shtetit, duke shtuar më tej se ai është autor i shume krimeve te komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës.

Të fundit