Flash News

E-TJERA

Dekreti për Begajn, Meta sqaron pse firmosi nga Stambolli: S’doja të digjej raundi i katërt

Dekreti për Begajn, Meta sqaron pse firmosi nga Stambolli: S’doja

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse e firmosi dekretin e lirimit nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, i cili në 4 qershor u votua në kuvend me votat e mazhorancës si presidenti i ri i republikës.

I ftuar në Syri, tv, Meta tha se nëse ai nuk firmoste atë ditë, mund të digjej raundi i katërt i zgjedhjes së presidentit.

Nëse keni rezerva për aspektin kushtetues, e çoni në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën Administrative, e çoni dhe në Gjykatën Europiane. Unë u vendosa në atë situatë.

Jo se e zgjodha unë, por mendova se kjo është rruga më e mirë kushtetuese, ligjore, administrative, pasi mund të sillte dështim të raundit të katërt dhe vijim te një raund i 5 që ishte i panevojshëm. S’e Rama sillet në mënyrë të papërgjegjshme kjo s’do të thotë që mos të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Dekreti u bë në Tiranë, por u firmos atje.

Vendndodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë kam respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.

Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Meta.

Të fundit