Flash News

E-TJERA

Demokratët mblidhen poshtë banesës së Berishës: Është legjenda e kombit

Demokratët mblidhen poshtë banesës së Berishës:

Mbështetës dhe simpatizantë të liderit demokrat, Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij, pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar masën e arrestit shtëpiak.

Një nga simpatizantët demokrat tha për Euronews Albania se vendimi i sotëm është kënaqësi për të gjithë popullin, duke e quajtur Berishën “legjendë të kombit”.

“Ishte kënaqësi për të gjithë popullin shqiptar jo vetëm për PD pasi Sali Berisha është legjenda e kombit”, u shpreh ai.

Berisha qëndronte në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit 2023. Gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi sot masën ndaj tij. Avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj tha se gjykata konstatoi se nuk ka kushte për arrestin e Berishës.

Të fundit