Flash News

E-TJERA

“Denigruese”, Fuga: Në universitete zhvillohen programet e shkollave të mesme

“Denigruese”, Fuga: Në universitete zhvillohen programet e

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar nisjen e vitit të ri shkollor, por duke nxjerrë në pah problematikat.

Gjatë një bashkëbisedimi në News 24, Fuga tha se Universiteti zëvendëson shkollën e mesme duke sjellë një degradim dhe ‘viktimë’ në këtë mes mbeten nxënësit.

“Një qeveri që mendon për mandatin e 2 apo 3 vjetëve që do të vijnë, nuk ka kohë të mendojë për periudha afatgjate, ky është gabimi i politikanëve që nuk kanë vizionin të mendojnë për 50 vite apo për një shekull, por për një muaj apo disa muaj, u shpreh ndër të tjera Fuga, ndërsa shtoi: “Sot ndalohet të vijë nxënësi me telefon.

Nxënësit jashtë shkollës i kemi të rrethuar nga teknologjia. Hidhet ideja se nxënësit nuk lexojnë dhe për këtë fajin e ka telefoni. Por përse në Europë popullsia lexon jashtëzakonisht shumë edhe telefonat nuk ndalohen. Në vendin tonë mungojnë biblioteka publike që të jenë të lehtë për t’u marrë. Dhe po ashtu tekstet e shkollës së mesme nuk kanë copa leximi. Kultura e leximit është e vrarë nga shkolla. Ka libra që janë tekstet, por nuk i referohen romaneve konkrete”, tha Fuga.

 

 

Të fundit