Flash News

E-TJERA

Dënimi me 2 vjet burg për Adriatik Llallën, reagon Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Dënimi me 2 vjet burg për Adriatik Llallën, reagon Yuri Kim:

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të formës së prerë për dënimin me 2 vite nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për ish Kryeprokurorin Adriatik Lalla.

Në një postim në tëitter, Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin, ndaj inkurajon prokurorët se duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve - pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë nëse keqpërdorin pozitën e tyre për t'u pasuruar.

“Është mirë të shihet se si drejtësia punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve - pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm - të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t'u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.

 

Të fundit