Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Denoncim i ri për mjeken e Onkologjikut, Alketa Pere: Na mori 1 mijë euro dhe djali vdiq
Vjen një denoncim i ri për mjeken e Onkologjikut, Alketa Pere. Lorenc Muka ishte një nga pacientët e saj i cili humbi jetën në Francë. E ëma, kujton në Top Story me detaje përplasjet me mjeken, që disa vite pas vdekjes së djalit, e pa në ekrane të shndërrohej kryelajm.
“Kur kam parë atë doktoreshën aty që thoshte më kanë sjellë një tufë me lule apo më kanë dhënë 10 mijë lekë, unë kam një motër, motra ime vinte përditë, çdo tre ditë takonte doktoreshën të xhepi i saj i futeshin 100 mijë lekë 200 mijë lekë sepse mjekja nuk vinte në katin e tretë që ta shikonte Florenc Mukën që po luftonte me jetën. Kur vinte motra ime që e takonte i fuste lekët te xhepi, e vetëm atëherë ajo vinte lart, vetëm nga motra ime ajo ka marrë më shumë se 1 mijë euro.
Të lutem doktoresha të lutem dhe ajo nuk ka mëshirë, ajo është një nënë që thoshte të hidhem nga kati i katërt, ajo të mos dalë të bëjë viktimën, jo nga kati i katërt por nga 15 katëshi asaj nuk i bën gjë më dobi se ka mbytur shumë njerëz me duar te veta”, u shpreh Bukuria, nëna e pacientit.