Flash News

E-TJERA

Denoncimi/ Grup i strukturuar kriminal në Arsim, universiteti gjerman konfirmoi mashtrimin e Manastirliut

Denoncimi/ Grup i strukturuar kriminal në Arsim, universiteti gjerman

Studiuesi dhe aktivisti për integritetin akademik Taulant Muka në një postim në facebook Muka shkruan se gjatë kohës kur ishte ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka falsifikuar një email dhe ka krijuar një komision me motive politike për të mos njohur titujt akademikë të tij.

Komisioneri për diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast në një universitet gjerman për të mos njohur titujt e mi, shkruan Muka.

"Ogerta Plagjiatura falsifikoi email-in, krijoi një komision politik me persona pa tituj akademikë dhe në kundërshtim me ligjin për të mos njohur titujt e mi. Komisioneri për diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast në një universitet gjerman për të mos njohur titujt e mi. Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin.

Faleminderit që e çuat çështjen deri në këtë pikë, sepse kështu u bë e mundur të nxirrej në pah grupi i strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane:). Keni 35 vite që tentoni të shkaterroni jetën e shkencëtarëve shqiptarë, por koha për drejtësi ka ardhur!" shkruan Muka.

Në nëntor 2018 mjeku Taulant Muka, u emërua si zëvendës ministër Arsimi, pasi denoncoi për plagjiaturë ish-zëvendësministrin e Arsimit, Ervin Demo. Pas denoncimit të Mukës, ministria e Arsimit verifikoi rastin dhe 19 tetor Demo,  dha dorëheqjen.

Dy javë më pas Muka dha dorëheqjen për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë. Kujtojmë se në qeverinë 'Rama 4', Demo,  u emërua ministër i Pushtetit Vendor, ndërsa Manastirliu është kandidatura e Ramës për kryetar bashkie të Tiranës pas shkarkimit të Erion Velisë. 

Të fundit