Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Debreshit: Komisionerët nxorën me forcë vëzhguesit nga QV dhe kyçën derën, po cënohet vota

Denoncimi i Debreshit: Komisionerët nxorën me forcë
Elton Debreshi

Kandidati i pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshi ka denoncuar se rrezikon që të cënohet vota e qytetarëve. Ai thotë se pak përpara mbylljes së procesit të votimit, komisionerët e partive kanë nxjerrë jashtë me forcë vëzhguesit nga qendra e votimit.

Ngjarja, sipas Debreshit ka ndodhur në QV nr.1029 në qytetin e Bulqizës. Ai shton se komisionerët e kanë mbyllur derën me çelës, duke theksuar se kjo është një tentativë për të prekur vullnetin e qytetarëve.

Debreshi bën me dije se, KZAZ e Bulqizës ka refuzuar të regjistrojë ankesen e vëzhguesve të kësaj partie. Ai kërkon që të reagojnë ndërkombëtarët dhe që të mbahet përgjegjësi ligjore. Dibra është një nga qarqet me pjesmarrje të lartë në votime.

 

Të fundit