Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Këlliçit: Personi në foto, pjesë e stafit të Kuvendit iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve

Denoncimi i Këlliçit: Personi në foto, pjesë e stafit

Kryetari i FRPD-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale denoncimi i banorëve të një pallati.

Këlliçi ka publikuar foton e Odeta Berberi, e cila është pjesë e stafit të Kuvendit dhe sipas tij, ajo iu ka premtuar banorëve hipotekimin para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Postimi i plotë:

Hipotekimi elektoral!
Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati Unik, takon administratorin dhe iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve.
Rilindasen e dëshpëruar për votë, e denoncuan vetë banorët në kontaktet që kam vendosur në dispozicion.
Denonconi çdokënd që guxon t'ju blejë të ardhmen.

Të fundit