Flash News

E-TJERA

Denoncoi inceneratorët, Artan Hoxha: Kur nxorra shkresën e Veliajt, më morën në telefon nga burgu

Denoncoi inceneratorët, Artan Hoxha: Kur nxorra shkresën e Veliajt,

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kur ka denoncuar në media një shkresë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me inceneratorët dhe marrjen përsipër të financimit të tyre, ka marrë një telefonatë intimiduese nga burgu.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se në telefonatë e kanë pyetur se përse merret me këtë çështje. Po ashtu ai ka deklaruar se ka nxjerr dhe një rast tjetër për Veliajn, dhe sulmi ndaj tij ishte i jashtëzakonshëm.

"Kur kam nxjerrë atë shkresën e Veliajt, mua më kanë marrë ne telefon nga burgjet, njerëz të krimit të organizuar dhe më thanë ç'punë ke ti. Nga qelitë e burgut më kanë marrë. Lëre pastaj sulmin që u bë. Më thanë ç’punë ke ti me këtë histori. Ndërkohë publikisht hapni kronikat, në mëngjes, drekë dhe darkë, duke u marrë me këtë.

Pastaj nxora edhe një makinë te dera e Bashkisë, nuk thosha e ka kryetari, por thashë e kam parë të parkuar te vendi i kryetarit, që na ecën me biçikletë dhe sulmi ishte i jashtëzakonshme. Edhe në familje më thanë çfarë po bën? Nuk bëjmë luftë me gjithë dynjanë. Ndërkohë shkresa pastaj doli në komision. Testimi nëse SPAK kishte mundësi të shkonte te Veliaj u bë me inceneratorin e Fierit. SPAK e kërkoi masën për kryetarin e bashkisë Fier.

Kur nuk e firmosi për të, kemi thënë dështoi edhe për Tiranën. Duke mos u arrestuar i Fierit, SPAK nuk mund të shkojë deri aty lart", tha ndër të tjera Hoxha. 

 

Të fundit