Flash News

E-TJERA

Denoncoi se u dhunua, e reja në Astir gjendet e vetme në banesë

Denoncoi se u dhunua, e reja në Astir gjendet e vetme në banesë

Vajza e cila denoncoi se ishte dhunuar nga disa persona në Astir është gjetur e vetme në banesë dhe ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.

Ajo ka telefonuar në sallën operative të policisë, ku ka deklaruar se ishte dhunuar, por ka refuzuar të hapë derën për efektivët e policisë që mbërritën në vendngjarje.

Në kushte të tilla, forcat RENEA kanë ndërhyrë duke hyrë në banesë nga tarraca e pallatit për të siguruar qytetaren dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Aktualisht, vajza është në kujdesin e autoriteteve dhe është duke marrë ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të dhunës janë duke vijuar, ndërkohë që policia është duke negociuar me shtetasen për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes.

Të fundit