Flash News

E-TJERA

Denoncon Boiken Abazi: Te KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat i pavarur

Denoncon Boiken Abazi: Te KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë

Kandidati i pavarur Boiken Abazi ka denoncuar parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Abazi shkruans e nuk po lejohet të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga ai në KZAZ-në nr. 34 në Tiranë.

 Te Shkolla “Bajram Curri” KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat i pavarur.

Ndërkohë kanë lënë vëzhguesit e subjekteve të tjera. Ne po bëjmë ankesë në KAS. I bëjmë thirrje medieve të mbulojnë ngjarjen. I bëjmë thirrje policisë të mos zbatojë urdhra të jashtëligjshëm”, shkruan Abazi.

 

Të fundit