Flash News

E-TJERA

Deputetja e parë shqiptare në Bundestag, Suka: Kam mbështetjen e shqiptarëve!

Deputetja e parë shqiptare në Bundestag, Suka: Kam mbështetjen e
Në foto/ Afërdita Suka

Afërdita Suka është deputetja e parë me origjinë shqiptare e përzgjedhur në mesin e Bundestag-ut gjerman.

Afërdita kandidoi në radhët e Partisë së Gjelbër që sipas exit-poll, ka arritur të fitojë një numër të konsiderueshëm votash, 114 të tilla, apo 14.3% të votave. Suka me origjinë nga Kosova, është angazhuar për vite me radhë në mbrojtje të emigrantëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Suka u shpreh se kandidatura e saj ka gjetur mbështetje nga shqiptarët, por njëkohësisht ka shërbyer edhe si mobilizim për ta kundrejt politikës.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

ER pyetur nëse kishte mbështetjen e shqiptarëve në fushatën e saj elektorale, Suka u shpreh se kanë qene gjithmonë të angazhuar në mbështetej të saj.

Suka tha se puna e saj si deputete e përzgjedhur nga populli do të fokusohet në çështje problematike si: rritja e çmimit të banesave, përmirësimi i cilësisë së arsimit, përmirësimi i shërbimit të shëndetësisë  dhe mbrojtja e mjedisit.

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. "Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantë nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, ka thënë Suka dikur për DW.

 

 

 

Të fundit