Flash News

E-TJERA

Dëshironte të merrte pjesë në varrimin e vajzës, Erdgys Arrazit i refuzohet kërkesa

Dëshironte të merrte pjesë në varrimin e vajzës, Erdgys

Erdgys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, ka kërkuar lejë për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.

Babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për tu shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

Aktualisht kërkimet e policisë lokalë, forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi.

 

Të fundit