Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Majko: Të diskutoje për të drejtën e votimit të emigrantëve, të shikonin si ufo

Në Shqipëri ka një debat të hapur për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës, në vendin ku ata janë rezident.
Ky proces u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk mund të aplikohet. Opozita akuzon qeverinë dhe KQZ se nuk arritën të bëjnë të mundur regjistrimin e emigrantëve me të drejtë vote, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë, se në këtë proces mungonte vullneti i të gjitha palëve politike. Në zgjedhje janë thirrur të votojnë afro 3 mln e 600 mijë votues në një popullsi me shtetësi shqiptare prej afro 4,5 mln persona.
Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon që nuk u mundëson shtetasve të saj me banim jashtë territorit të republikës, votimin në vendet ku ata janë rezidentë. Marrëveshja politike mes shumicës qeverisëse dhe opozitës në 5 qershor të vitit të kaluar, parashikonte dhe votimin e tyre. Për herë të parë ai u përfshi në Kodin e ri zgjedhor.
Por sot në prag të zgjedhjeve politike të 25 prillit ky proces konsiderohet i dështuar nga të gjitha palët, të cilat rendisin për këtë arsye të ndryshme. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha për Zërin e Amerikës, se në këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur votimi i qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, atje ku ata kanë vendbanimin
“Për fat të keq, duket që për këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur, që qytetarët shqiptarë me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë atje ku kanë vendbanimin, megjithë përpjekjen dhe angazhimin real dhe serioz të KQZ, për t’ja dalë në këto zgjedhje në kundërshtim më kohën që patëm në dispozicion. Por fakti është se rezultoi një proces më i komplikuar nga sa mendohej”, tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.
Qeveria dhe opozita fajësojnë KQZ-në se nuk miratoi aktet nënligjore në kohën e duhur, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh se për të patur konsensus të gjerë, u ka dërguar partive politike një draft për votimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, dhe se ato nuk kthyen përgjigje. Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso thotë se roli i opozitës ka qenë aktiv dhe përgjegjësia duhet kërkuar tek ata që kanë në dorë proçesin.
“ Ne kemi bërë vërejtjet dhe sugjerimet tona për aktin e propozuar, por duhet të kuptojmë që proçesi i votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për kompleksitetin dhe karakterin e vet kërkon një set shumë të detajuar rregullash, të cilat sigurisht nuk mund të zgjidhen me një akt të vetëm”, tha për Zërin e Amerikës Ivi Kaso, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore.
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko shmang përgjegjësinë e shumcicës qeverisëse kur thotë se KQZ-në e detyron Kodi zgjedhor që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij, të miratojë, aktet nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit, në vendin ku ata janë rezidentë.
“Nuk thuhet në asnjë rresht të Kodit zgjedhor që KQZ duhet të kërkojë mendim nga partitë politike. Për më tepër të gjithë përfaqësuesit në KQZ, janë propozuar nga partitë politike si më të besuarit. Shpesh ata kanë status të vlerësimit njësoj me ministrat e ekzekutivit. Është jashtë çdo diskutimi që këta persona të kërkojnë mendimin e partive kur janë zgjedhur prej tyre”, tha për Zërin e Amerikës Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën.
Por Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se është normale të marrësh konsensus për aktin e parë të regjistrimit të shtetasve më banim jashtë, që do të përcaktonte institucionin përgjegjës të regjistrimit dhe mënyrën e votimit të tyre. Ai hedh poshtë çdo pretendim se KQZ nuk pati vullnet.
“Aktet nuk janë si puna e kulaçit, që ti merr miell, ujë dhe kripë dhe mbaron punë. Kërkohet angazhim subjektiv, mendor të njerëzve, sepse njerëzit kanë pikpamje dhe mendime të ndryshme. Vërtet nga njëra anë Kodi Zgjedhor ka detyrime për KQZ për nxjerrjen e akteve, por nga ana tjetër i ka lënë kompetencënKQZ-së të vendosë se në cilat zgjedhje do të jetë i mundur aplikimi i votës së emigrantëve”, u shpreh Ilirjan Celibashi, Komisioner shtetëror i zgjedhjeve.
Përfaqësues të opozitës sjellin dhe një argument tjetër të dështimit të këtij proçesi, kur thonë se qeveria s’ka asnjë regjistër të shtetasve të saj më banim jashtë edhe pse për këtë e detyron një ligj i miratuar në vitin 2016. Z. Kaso mendon se kjo është pikënisja për votimin e tyre.
“Është vetë shteti shqiptar që duhet të dijë sa shtetas ka me banim jashtë vendit në mënyrë që pas këtij proçesi të mund të bëjë proçeduart e tjera, që kanë të bëjnë me listat përfundimtare të zgjedhësve. Pra nxerrjen nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda vendit, të shtetasve që kanë deklaruar banesën e tyre jashtë vendit. Theksojmë këtu se sipas të dhënave të INSTAT-it, që edhe qeveria i disponon, janë 1.2 milion shtetas shqiptar më banim të përhershëm jashtë vendit”, u shpreh Ivi Kaso, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore.
Ministri i Shtetit për Diasporën thotë, se ka qenë i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi në takimet me përfaqësuesit e opozitës. I pyetur se përse nuk është zbatuar ligji për regjistrimin e shtetasve me banim jashtë vendit i miratuar 5 vjet me parë, Zoti Majko jep këtë përgjigje:
“Janë 3500 adresa të regjistruara deri tani. Proçesi po vazhdonte me shpejtësi, sipas informacioneve të përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme. Unë nuk besoj që edhe opozita e cila është larguar nga parlamenti prej kohësh, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale, do të ishte e gatshme të hynte në këto zgjedhje, duke futur në sistem 100 mijë apo 200 mijë votues. Duhet patur parasysh që edhe administrata ishte e pamësuar me këtë çështje dhe në kushtet kur opozita ishte në rrugë dhe nuk merrte pjesë në asnjë lloj negociate dhe në asnjë tavolinë, të diskutoje për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë vendit në vendin ku banojnë, të shikonin si ufo”, argumenton Pandeli Majko, Ministër shteti për Diasporën.
Përfaqësues të shoqërisë civile i shohin pengesat për votimin e emigrantëve atje ku kanë rezidencën, si mungesë të vullentit politik të partive dhe qeverisë përtej të gjitha justifikimeve. Gerta Meta përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, veçon vonesat në ngritjen e institucionit zgjedhor, dhe kohën e pamjaftueshme që iu la KQZ në këtë proçes, dhe thotë se përtej asaj që duket, e vërteta lidhet me pasigurinë e partive për drejtimin e votës së emigrantëve.
“Përplasja midis mazhorncën aktuale dhe opozitës së bashkuar ishte se kush punon më fort me pjesën e emigrantëve, kush është më prezent. Kështu që ata nuk kanë qenë shumë të sigurt në menaxhimin e votës së emigrantëve, ndoshta e meduan që në këto zgjedhje të mos provohet, por t’a lënë për zgjedhjet e tjera”, u shpreh për Zërin e Amerikës Gerta Meta, përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor.
Edhe Anila Hyka me banim në Francë, Nënkryetare e Këshillit Kordiunes të Diasporës, pjesë e grupit të punës pranë KQZ, thotë se ka konstatuar mungesë tëvullnetit të partivepolitike dhe të institucioneve përgjegjëse gjatë diskutimeve për votimin e qytetarëve shqiptarë me banim jashtë vendit.
“Si çdo gjë filloi me shumë vonesë. Qeveria ka patur mjaft kohë për të ngritur të gjithë infrastrukturën e mundshme për të krijuar një regjistër të plotë të diasporës, të shtetasve që kanë të drejtë të votojnë. Ka një mungesë vullneti të të gjitha palëve politike”, tha për Zërin e Amerikës Anila Hyka, Nënkryetare e Këshillit Kordinues të Diasporës.
30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist dhe valëve të pandalshme të emigracionit në këto tre dekada, shteti shqiptar ende nuk ka një regjistër të veçantë për shtetasit e tij që banojnë jashtë, edhe pse për këtë ka një ligj të posaçëm. Votimi i tyre atje ku ata banojnë në këto zgjedhje nuk mund tw realizohet. Ata kanë të drejtë të votojnë, ashtu si dhe me herët, vetëm nëse paraqiten në qendrat e votimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Analistët e lidhin këtë dështim me mungesën e vullnetit politik, që sic thonë ata në Shqipëri ka munguar në vijimësi në mjaft proçese me rëndësi për zhvillimet demokratike. VOA
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10