Flash News

E-TJERA

Operacioni antidrogë i SPAK, caktohet masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Operacioni antidrogë i SPAK, caktohet masë e re për Franc

Detaje të reja janë dalë në dritë nga aksioni antidrogë i SPAK i zhvilluar këtë të premte në 3 qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mësohet se prokurorët e SPAK i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja, i arrestuar në Belgjikë, dhe Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë për akuzën e vrasjes.

Bëhet me dije se Çelës iu komunikua akuza në burg, pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve nga SPAK. Deri tani janë arrestuar tre persona,dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i identifikuar përmes përgjimeve në aplikacionin “Sky ECC”, që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Franc Çopja është një emër i njohur në botën kriminale, i arrestuar në Belgjikë dhe i përfshirë në raste të ndryshme të krimit të organizuar, përfshirë edhe trafikun e drogës. Ai ka lidhje të dokumentuara me grupe kriminale që veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë për akuzën e vrasjes, dyshohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtar që merret me trafikimin e kokainës.

Të fundit