Flash News

E-TJERA

Skandali në varrezat e Tiranës, pranga drejtorit në Tufinë, kërkonte 50-200 mijë lekë për një varr

Skandali në varrezat e Tiranës, pranga drejtorit në Tufinë,

Krimi Ekonomik zhvilloi sot një aksion në Tiranë, ku deri tani janë 8 persona të ndaluar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Mësohet se në pranga ka rënë drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve, Ndini në bashkëpunim me punonjës të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për një vend në varreza. Denoncimi erdhi nga Bashkia e Tiranës, ndërsa për hetimet janë përdorur metoda të ndryshme duke filluar nga përgjimet e deri te vëzhgimet.

Të fundit