Flash News

E-TJERA

Detaje nga dosja e “Sterilizimit”/ Beqaj, Rjepaj dhe biznesmeni Rrapaj udhëtuan bashkë jashtë Shqipërisë

Detaje nga dosja e “Sterilizimit”/ Beqaj, Rjepaj dhe biznesmeni

GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.  Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u lanë në “arrest me burg”, ndërsa për të tjerët u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpie”.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, ka dyshime se ish-ministri Ilir Beqaj dhe Admir Dacas, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service”, kanë kryer dalje në pikë kufitare Rinas më 25 shtator të vitit 2016.

Po ashtu ka udhëtime jashtë shtetit mes Umbro Staçini dhe biznesmenit të lënë burg nga GJKKO, Ilir Rrapaj me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin e Klodian Rrjepaj. Të katërt së bashku, sipas SPAK, kanë vijuar të kenë kontakte me njëri-tjetrin edhe pas shpalljes fitues të koncesionit që aktualisht është nën hetim.

“Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016 në orën 14:15 dhe 14:06. Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staçini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit, konkretisht kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas në datën 23.05.2017, përkatësisht në orën 23:32 dhe 23:35 si dhe hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018 në orën 18:09 dhe 18:10”, thuhet në dosjen e SPAK.

Të fundit