Flash News

E-TJERA

Detaje nga dosja hetimore e Ervis Martinajt: Mund të jetë rrëmbyer në Durrësit dhe më pas të jetë vrarë

Detaje nga dosja hetimore e Ervis Martinajt: Mund të jetë

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e Ervis Martinajt, i shumëkërkuar nga operacioni "Plumbi i artë", por që pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur.

Në një pjesë të dosjes hetimore, të zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 thuhet se Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”.

Po ashtu, thuhet se mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër.

Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi.

Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”, shkruhet në dosjen hetimore.

Vetë Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj.

 

Të fundit