Flash News

E-TJERA

Detaje nga atentati ndaj ish-deputetit të PS, babai i autorit u kërcënua dhe u dhunua nga vëllai i Prengës

Detaje nga atentati ndaj ish-deputetit të PS, babai i autorit u

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi pasditen e sotme në Kurbin, ku disa persona qëlluan në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte ish-deputeti i PS, Armandi Prenga.

Mësohet se ngjarja e ndodhur sot ka si zanafillë zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas një denoncimi të bërë nga Islam Ismajli, babai i 29-vjeçarit të shpallur në këkim si autor i ngjarjes, Ismajli është kërcënuar dhe dhunuar më 15 maj nga vëllai i ish-deputetit, Arben Prenga.

“Rreth orës 16:00 të datë 05.05.2023 dy persona te panjohur me pak mjekër dhe me kapele në kokë me përshëndetën para bar-kafe “Dublini” në Laç dhe mu drejtuan me fjalët” A ka mundësi një minutë?“ Unë i pyeta “çfarë problema ka?” dhe ata u përgjigjën me fjalët “Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoje“ dhe në këtë moment u larguan pa më thënë gjë tjetër”, ka deklaruar Ismajli.

Ismajli ka rrëfyer para bluve se është dashur ndërhyrja e policisë që konflikti të mos agravonte. Ismajli ka pohuar se është goditur me grushte edhe nga komisionerë të PS-së. Sipas tij, Arben Prenga nga lidhje gjaku me fisin e Majlinda Carës, kandidate dhe fitues e PS në Bashkinë e Kurbinit.

“Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment un ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që un kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe un u kam thashë që mos t’i fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i Partisë Socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin un vëzhgoja.

Në fakt komisionarët nuk i mbyllën zarfet dhe un po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam u dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Un u përpoqa që t’i zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndalur konfliktin.

Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj. Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara. E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit, thuhet në kallëzimin e Islam Ismajlit.

Të fundit