Flash News

E-TJERA

Atentati në “Don Bosko”, në mjetin e djegur u gjetën 3 kallashnikovë, autorët përfituan nga heqja e kamerave të sigurisë

Atentati në “Don Bosko”, në mjetin e djegur u gjetën

Fakte të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e “Don Boskos”.

Sipas raportimeve, mësohet se autorët kanë përfituar nga heqja e kamerave të sigurisë, të cilat u sekuestruanb gjatë operacionit “Fijet”. Në total në atë zonë ku u krye atentati kanë qenë tre kamera sigurie të cilat janë hequr nga policia.

Deri tani nuk dihet asnjë gjurmë e autorit, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet e shkuara kriminale e Fation Muratit dhe lidhjet e tij me bandat kriminale.

Nga breshëria e plumbave mbeti e vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeçe dhe u plagosën 6 të tjerë: Shehit Murati (xhaxhai i Fation Muratit), Emiliano Sala, Astrit Meraj, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

E plagosur mbeti edhe një 10-vjeçare, mbesa e viktimës, e cila mori një plumb në gjymtyrët e poshtme dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Disa orë më parë në afërsi të Ishmit u gjet një mjet tip “BMË X5” e djegur, në brendësi të së cilës ishin tre armë zjarri automatike, me të cilat dyshohet të jetë kryer atentati në “Don Bosko”.

“Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë”, njofton policia.

Të fundit