Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e 35 vjeçares shqiptare në Itali, autori e priti ulur në një stol

Detaje nga vrasja e 35 vjeçares shqiptare në Itali, autori e priti

Mediat italianë kanë zbardhur detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku mbeti e vrarë 35 vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa.

Ajo dyshohet se është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces ndarjeje, pas një sherri për motive xhelozie.

Gruaja u vra në rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj në zonën Puppino, në një vend periferik në komunën e Castelfiorentino. Para se të qëllonte disa herë ndaj saj, sipas dëshmitarëve, burri që e vrau ka pasur edhe një debat me 35 vjeçaren.

Sipas një rindërtimi fillestar, vrasësi po e priste ulur në një stol. Pas debatit që kanë pasur bashkë, ai ka qëlluar ndaj saj. Plumbi që i preku fytin ka qenë fatale për nënën e dy fëmijëve.

 

Të fundit