Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja në Greqi: 18-vjeçarja u pë*dhunua nga vëllai i njerkës

Detaje nga vrasja në Greqi: 18-vjeçarja u pë*dhunua nga

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku Fatmir Telollari vrau me armë gjahu kunatin e tij, Erjon Pelivani, 33 vjeç.

Sipas mediave greke, Pelivani dhe 18-vjeçarja nuk kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin, pasi 33-vjeçari ishte vëllai i njerkës së vajzës.

Fatmiri kishte vajzën 18-vjeçare nga martesa e parë me një grua e cila ka ndërruar jetë. AI u martua me bashkëshorten aktuale që është edhe motra e Erjon Pelivanit.

Vajza i ka rrëfyer të atit se është përdhunuar për 9 vite nga vëllai i njerkës. 50-vjeçari e qëlloi me armë gjahu dhe më pas njoftoi bashkëshorten duke i thënë “të kam vrarë vëllanë”.

Vetë njerka e 18-vjeçares ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen e rëndë apo fotot dhe videot me të cilat 18-vjeçarja thotë se e kërcënonte Pelivani.

 

Të fundit