Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Zbardhet itinerari i autorit, ndoqi viktimat në lokal dhe i qëlloi nga pas

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Zbardhet itinerari i autorit, ndoqi

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali, punonjës i IMT Shkodër dhe 31-vjeçari Liridon Kraja alias Lushi, dhëndër në fisin Bajri. Gjithashtu ka mbetur e plagosur edhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kacerri.

Armando Pali ishte në tavolinë me Liridon Krajën alias Lushi, si dhe me Erogen Vason alias Bajroviç, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit.

Erogen Vason alias Bajroviç është vëllai i Denis Bajri, me precedentë të mëparshëm kriminal. Autori i dyshuar i vrasjes, Rakip Gila pasi ka ndjekur viktimat brenda lokalit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri plumbash.

Më pas ai ka dalë nga dera dytësore dhe është larguar në këmbë me armë zjarri në dorë për afro 300 metra nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash, duke braktisur motorin pranë vendit të krimit.

Më pas ai aty ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Ai ka tentuar që të largohet por policia e ka arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

Në momentin e kapjes, policia i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën. Ndërkohë për zbardhjen e ngjarjes janë kryer kontrolle edhe në pronat e të gjithë personave të inkriminuar në ngjarjet e rënda në Shkodër në vitet e fundit.

Të fundit